Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vetura e vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën e Jugut

Mitrovicë, 10 nëntor 2021
Hetuesit e Sektorit Rajonal përkatësisht njësia e autokrimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së djeshme kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë.
Hetuesit policor, mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e pasdites së djeshme, në fshatin Kqiq, kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV’ me ç’ rast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë.
Pas identifikimit të veturës, hetuesit policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person në cilësi të të dyshuari, afër shtëpisë së të cilit është gjetur vetura e vjedhur.
Ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve të autokrimeve të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje