Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vizitë Stacionit Policor në Gjilan nga fëmijë parashkollorë

Stacioni Policor në Gjilan ka mirëpritur një grup fëmijësh (institucion parashkollor) në Gjilan, të shoqëruar nga edukatorët dhe prindërit e tyre.
Kjo vizitë u realizua me qëllim të njohjes sa më afër të Policisë së Kosovës nga fëmijët.
Fëmijët fillimisht kanë vizituar sallën e takimeve ku janë njoftuar me punën dhe detyrat e policisë si dhe rregullat e trafikut, e më pastaj nga zyrtarët policorë të njësisë sektor dhe komunitet janë shoqëruar në zyrat tjera, me qëllim që ata për së afërmi të njoftohen me detyrat e njësive policore.
Gjatë qëndrimit në stacion, fëmijët u informuan me detyrat, si dhe pajisjet që përdoren në përmbushjen e detyrave zyrtare të punës policore.
Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet policisë, institucioneve shkollore dhe komunitetit.
Zyrtarët policorë zhvilluan me fëmijët biseda, duke ofruar këshilla praktike lidhur me sigurinë në shkollë, në rrugë, në familje dhe në hapësira publike në funksion të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe komunitetin, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e brezave të rinj mbi rëndësinë e sigurisë, rendit dhe respektimit të ligjit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje