Lubiqevë-Prizren, 21 janar
Me datën 21 janar, një qytetar nga Lubiqeva ka informuar policinë se gjatë orëve të natës i është thyer objekti tregtar dhe nga aty i është vjedhur një sasi e konsiderueshme e mallit. Hetues policorë dhe krim teknika kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe më pas kanë identifikuar një të dyshuar nga fshati Lubeqevë, i cili gjatë marrjes në pyetje i kishte treguar policisë se disa nga gjërat e vjedhura i kishte lënë në shtëpi e disa të tjera i kishte fshehur në pyll. Policia i ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, ndërsa ndaj të dyshuarit prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër-arrest për 48 orët e ardhshme.