Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje në tentativë

Prizren, 24 mars 2025
Me datën 24.03.2025 Policia e Kosovës ne Prizren ka pranuar informacion për një rast përleshje në mes të disa personave. Patrulla policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është takuar një person i lënduar i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.
Personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes ku më pas njëri nga ta është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.
Në vendi e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet.
Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje