Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vushtrri, më 5 shkurt 2022

Vushtrri, më 5 shkurt 2022
Sot, më 05.02.2022, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jug, gjatë detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 114 km/h në zonën urbane apo në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e përkohshme e patentë shoferit në kohëzgjatje prej një (1) viti, gjoba dhe masa këto të parapara me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088 .
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje