Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zbulohet dhe ndalohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit

Prizren, 31 maj 2025 – Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, pas hetimeve intensive lidhur me rastin e vjedhjes së një automjeti ( audi a3 ,vlera 4000 euro) të raportuar më datë 14.11.2024, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar për këtë vepër penale.
Gjatë fazës hetimore, njësitet hetimore kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më herët ishte arrestuar për vepra të tjera penale. Pas intervistimit të tij më datë 31.05.2025, është zbuluar lokacioni i automjetit të vjedhur.
Automjeti i gjetur është kthyer pronarit legjitim.
Policia e Kosovës, përmes angazhimit të vazhdueshëm profesional, mbetet e përkushtuar në zbardhjen e rasteve kriminale, sjelljen e autorëve para drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-04
0
Aksidentet Fatale
31
Aksidentet Me te Lenduar
53
Aksidentet Pa te Lenduar
2029
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
15
Arrestime
12
Ne Mbajtje