Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Zhvillohet Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Republikën e Kosovës, mund të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim në disa segmente rrugore nga Policia

Prishtinë, më 14 prill 2024
Nga data 14 – 17 prill 2024, në Republikën e Kosovës, në kuadër të konferencës “Gratë Paqja dhe Siguria’ të organizuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës do qëndrojnë personalitete të ndryshme të rëndësishme nga rajoni dhe bota.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së personaliteteve si dhe qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të delegacioneve sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojnë personalitetet/delegacionet e ftuara) , ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje