Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zyra pёr Komunitete dhe Sektorë pranё Stacionit Policor nё Pejё, sot ka realizuar tri aktivitete tё ndara

Aktiviteti i parё
Në ora 10:00 gjatë ditës së sotme, Stacioni Policor në Pejë ёshtё vizituar nga fёmijёt e kopshtit “Planets Kids”.
Fëmijët, së bashku me policët e lagjes, kaluan disa çaste në ambientet e stacionit policor, duke u njohur nga afër me punën dhe përditshmërinë e Policisë në një atmosferë miqësore.
Aktiviteti i dytё
Policia e lagjes, në bashkëpunim me KLSP Qendra, dhe me mbështetjen e AMJ-së, kanë realizuar mbjelljen e 40 fidanëve dekorativë në hapësirat e Terminalit Doganor nё Pejё.
Po ashtu, janë mbjellë edhe 30 pemë dekorative në shkollën fillore tё mesme tё ulёt “7 Shtatori” në fshatin Vitomiricë-Pejё.
Ky aktivitet synon përmirësimin e mjedisit dhe krijimin e një hapësire më të gjelbër dhe më të këndshme për komunitetin.
Aktiviteti i tretё
Policёt e nёnstacionit policor në Pejё, duke u bazuar nё planin operativ ‘Siguria nё trafik’, ёshtё implementuar me parashkollorёt e fshatit Vitomiricё-Pejё.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje