Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zyrtarët policorë e vënë në rrezik jetën e tyre në mbrojtje të banorëve nga zjarri

Vushtrri, 06 maj 2021
Gjatë orëve të natës së datës 6 maj 2021, Policia në Vushtrri ka pranuar një thirrje emergjente, për një zjarr që kishte kapluar një lokal (kafiteri) në Vushtrri.
Me të pranuar informacionin drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore, njëkohësisht janë njoftuar zjarrfikësit. Me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë vërejtur se tymi që po dilte nga lokali ishte rrezik potencial për banorët që banonin sipër në atë ndërtesë.
Me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut në shkallë të gjerë zyrtarët policorë në rrethana të tilla duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre kanë depërtuar brenda hapësirave të lokalit për t’u vërtetuar se a ndodhej ndonjë person në lokal si dhe i kanë hapur dritaret për lirimin e tymit në pjesën tjetër.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë arritur njësia e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin që rrezikonte të përhapej. Përveç dëmeve material të lënduar nga ky incident nuk ka pasur.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje