Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

25 vjet shërbim me nder dhe dinjitet

Me 06.09.2024, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës organizoi një ceremoni solemne, në të cilën morën pjesë personalitete të larta shtetërore dhe përfaqësues të agjencive të sigurisë nga rajoni dhe më gjerë, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe eprorë të lartë të PK-së dhe familjarë të heronjve të Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.
Këtë ceremoni, përveç pjesëmarrjes së mysafirëve, të cilët nderuan institucionin e PK-së me pjesëmarrjen e tyre, e karakterizoi edhe marshi dhe himni i Policisë së Kosovës, të cilat ekskluzivisht në këtë datë historike të 25 vjetorit u publikuan për herë të parë.
Me nga një fjalë rasti të pranishmëve gjatë kësaj ceremonie iu drejtuan presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, kryeministri z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sfeqla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, të cilët gjatë fjalimeve të tyre kanë vlerësuar angazhimin e Policisë së Kosovës dhe gjithë pjesëtarëve të saj përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore në ruajtjen e rendit publik dhe rendit Kushtetues, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve, duke vazhduar më tej primatin si institucioni më i besueshëm dhe më transparent në Republikën e Kosovës.
Këtë ceremoni e madhështoi edhe trupa muzikore e organizuar nga Policia e Kosovës, të cilët interpretuan live himnin e PK-së, himnin shtetëror dhe marshin e PK-së, përfshirë interpretimin edhe të dy pikave artistike muzikore.
Gjatë kësaj ceremonie është prezantuar edhe dokumentari “25 vjet polici”, i cili është përgatitur enkas për këtë 25 vjetor.
Pas kësaj ceremonie në kampin Vrella, njësitë speciale elite të PK-së, përmes një ushtrimi kanë demonstruar shkathtësitë e tyre profesionale para pjesëmarrësve me rastin e këtij 25 vjetori, në të cilin morën pjesë edhe personalitetet e larta shtetërore.
Policia e Kosovës uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e saj me rastin e 25 vjetorit të PK-së me sloganin “25 vjet shërbim me nder dhe dinjitet”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje