Sot më datë 25 Qershor 2026, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të forcimit të koordinimit ndërinstitucional dhe avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Kjo marrëveshje synon përmirësimin e shkëmbimit të informatave, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e bashkëpunimit institucional, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët.


