Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik – Njësia Rajonale në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 i KPRK-sё.
Gjatë hetimit të një rasti ka gjetur prova në bazë të cilave ka dyshime të bazuara se në rast është I përshirë I dyshuari si më poshtë:
• Bujar /Rifat/ PANTINA i lindur me datë 07.01.1978 , me banim ne fshatin Gllarev komuna Klinë, Shqiptar ,Shtetas i Republikës sё Kosovës,
I njëjti kërkohet për përfshirje në Vepra Penal: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge,” dhe nga data 04.02.2025 gjendet në ARRATI.
Andaj me autorizim të prokurorit kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë në arrestimin e tij, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.