Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Kampin “Vrella”, rekrutët e rinj që janë pjesë e procesit të Trajnimit Bazik për Drejtorinë e Njësive Speciale Operative (DNJSO), zhvilluan një demonstrim profesional të aftësive, teknikave dhe taktikave për menaxhimin e turmave të dhunshme

Prishtinë, më 20.06.2025
Sot, në ambientet e Kampit “Vrella”, rekrutët e rinj që janë pjesë e procesit të Trajnimit Bazik për Drejtorinë e Njësive Speciale Operative (DNJSO) zhvilluan një demonstrim profesional të aftësive, teknikave dhe taktikave për menaxhimin e turmave të dhunshme – si pjesë përbërëse e fazave të planifikuara të trajnimit të tyre bazik, i cili vazhdon edhe në ditët në vijim.
Demonstrimi u mbikëqyr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës -kolonel Gazmend Hoxha, Drejtori i Departamentit të Njësive Speciale – Kolonel Mentor Shabani dhe menaxhmenti i lartë i DINJSO.
Pas demonstrimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, iu drejtua rekrutëve me një fjalim motivues, duke i përgëzuar për angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë këtij segmenti të trajnimit. Drejtori Hoxha, gjithashtu falënderoi instruktorët për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur në përcjelljen e njohurive dhe përvojave tek rekrutët, duke theksuar rolin e tyre kyç në ngritjen e kapaciteteve të Njësive Speciale.
Trajnimi Bazik i rekrutëve të rinj për DNJSO është në vazhdim dhe do të përfshijë module të ndryshme taktike, fizike, psikologjike dhe operacionale, në përputhje me standardet më të larta profesionale dhe misionin e njësive speciale brenda Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të saj speciale, për të garantuar sigurinë, rendin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve të saj.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-20
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
48
Aksidentet Pa te Lenduar
2027
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
9
Ne Mbajtje