Prishtinë, më 18 korrik 2025
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim u.d Kryeprokurorin e Shtetit z. Besim Kelmendi, i cili shoqërohej nga u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Mitrovicë z Njazi Rexha.
Në takim u diskutuan çështje të përgjithshme të bashkëpunimit që lidhen me punën e përbashkët të institucioneve që udhëheqin kolonel Hoxha dhe z.Kelmendi. Po ashtu, u diskutua për thellim të bashkëpunimit në rajonin e Mitrovicës.
Gjatë takimit nga të dy palët u vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm. Po ashtu të dy udhëheqësit e këtyre institucioneve u zotuan për thellim të bashkëpunimit bazuar në procedurat e parapara me qëllim që të shtohet efikasiteti në luftimin e kriminalitetit në përgjithësi.

