Me datë 05.08.2025 Drejtori i Përgjithshëm I PK-së Kolonel. Gazmend Hoxha priti në një takim kurtuazie të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë z. Hiroyasu TANIGAKI.
Gjatë këtij takimi ndër të tjera u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet PK-së dhe institucioneve Japoneze të zbatimit të ligjit, si dhe ky takim u vlerësua si një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide për mbështetje të ndërsjellë, organizim të trajnimeve profesionale si dhe avancim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë.
Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së shprehi mirënjohjen dhe falënderimin në rolin dhe përkushtimin e Ambasadës Japoneze ndaj mbështetjes institucionale për Policinë e Kosovës.