Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Ambasadorin Christophe Kamp

Prishtinë 29 gusht 2025.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë takoi Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Ambasadorin Christophe Kamp si dhe Ambasadorin e OSBE-së z. Gerard McGurk me bashkëpunëtorët e tij.
Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së drejtori Hoxha i dëshiroi mirëseardhje Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, si dhe e informoi atë për çështje të sigurisë si dhe të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Policisë së Kosovës dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë. Poashtu në takim u diskutua për përfaqësimin komuniteteve pakicë në Policinë e Kosovës si dhe për mënyrën e avancimit të mëtejmë të bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe OSBE-së.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje