Sot në Ferizaj, në sallën sportive “Bill Klinton”, u mbajtën garat në volejboll në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26 vjetorit të Policisë së Kosovës.
Në këto gara morën pjesë ekipe nga njësitë të ndryshme të Policisë, duke treguar frymë sportive dhe bashkëpunuese.
Me pjesëmarrjen e tij, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Kolonel Gazmend HOXHA, dha mbështetje të fuqishme për promovimin e sportit dhe shëndetit fizik brenda Policisë.
Aktivitetet sportive do të vazhdojnë edhe nesër, më 31 gusht, në sallën sportive “Adem Jashari” në Obiliq me gara në futboll.
Këto aktivitete janë pjesë e agjendës që kulmon me ceremoninë qendrore më 6 shtator 2025.
https://www.facebook.com/share/p/14KpXMdpQee/