Garën e shpalli të hapur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kolonel Gazmend Hoxha, ndërsa të pranishëm për të përcjellur garat ishin eprorë të PK-së si dhe aktivitetin e nderuan edhe përfaqësues të lartë të futsallit.
Ndeshjet u zhvilluan me sistem eliminimi, duke dhuruar spektakël sportiv me adrenalinë të lartë dhe duke pasqyruar profesionalizëm, disiplinë e frymë sportive.
Vendi i parë: Drejtoria Rajonale – Prishtinë
Vendi i dytë: Departamenti i Policisë Kufitare
Lojtari dhe golashënuesi më i mirë: Egzon Abazi – DRP Prishtinë
Portieri më i mirë: Skender Ismajli – Departamenti i Policisë Kufitare
Policia e Kosovës falënderon referët për drejtësinë e treguar dhe Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore për kujdesin gjatë aktivitetit.
Turneu u organizua nga Këshilli Organizativ, me mbështetje e mbikëqyrje të plotë nga Shoqata e Sportit të Policisë së Kosovës.
Ky aktivitet afirmon shkathtësitë profesionale të pjesëtarëve të PK-së dhe forcon disiplinën, frymën sportive e bashkëpunimin brenda organizatës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e profesionalizmit dhe afrimin me komunitetin përmes aktiviteteve kulturo-sportive.
https://www.facebook.com/share/p/19eA2R27jS/