Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës feston 26 vjetorin me fëmijë në shesh dhe me Policinë e Shqipërisë

Policia e Kosovës feston 26 vjetorin me fëmijë në shesh dhe me Policinë e Shqipërisë
Prishtinë, 5 shtator 2025
Me rastin e shënimit të 26 vjetorit, Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme policore dhe sportive, siç ishin garat në futboll, qitje me armë zjarri dhe volejboll, të cilat janë realizuar javë më parë.
Aktivitetet kanë vazhduar edhe sot, ku në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është bërë një demonstrim i njësive policore para fëmijëve të grupmoshave të ndryshme shkollore.
Aktiviteti i realizuar në sheshin Zahir Pajaziti u përcoll nga afër nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, të cilët iu drejtuan me nga një fjalë rasti të pranishmëve në këtë aktivitet policor, ku u vlerësua lartë roli, puna dhe angazhimi profesional i PK-së për këto vite, si një nga shtyllat më kryesore të sigurisë në shtet.
Kremtimin e 26 vjetorit e bëri më madhështore edhe prania e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, të cilët morën pjesë në një garë vëllazërore sportive në lojën e volejbollit me zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës.
Dy drejtorët e policive, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, përveç adresimit me nga një fjalë rasti shkëmbyen mirënjohje dhe pranuan fanella të ekipeve kombëtare të të dy shteteve nga kryetarët e federatave të volejbollit të Kosovës dhe Shqipërisë, me fanellat e të cilave zhvilluan edhe lojën sportive.
Kjo lojë sportive tregoi dhe njëherit dëshmoi bashkëpunimin vëllazëror në mes të dy policive, jo vetëm në fushën e sigurisë por edhe të aktiviteteve të tjera të përbashkëta sportive.
Të dy drejtorët përveç urimit të 26 vjetorit u zotuan se do të vazhdojnë të punojnë bashkërisht në interes të sigurisë dhe zhvillimit e avancimit profesional të të dy policive në fusha të ndryshme.
Sot, gjithashtu, në të gjitha drejtoritë rajonale policore nga ora 10:00-14:00 ka qenë porta e hapur, për pritjen e qytetarëve që kanë shprehur interesim për t’i vizituar stacionet policore dhe për t’i takuar nga afër zyrtarët policorë.
Aktivitetet për 26 vjetorin e PK-së do të përfundojnë me rastin e ceremonisë solemne e cila do të mbahet nesër me datën 06.09.2025 në orën 19:00 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës siguron qytetarët se gjithmonë do të vazhdojë të shërbejë me nder dhe profesionalizëm të lartë ashtu siç ka shërbyer për tërë këto vite, duke qenë institucioni më i besueshëm dhe transparent, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
Policija Kosova obeležava 26. godišnjicu sa decom na trgu i sa Policijom Albanije
Priština, 5. septembar 2025.
Povodom obeležavanja 26. godišnjice, Policija Kosova organizovala je niz različitih policijskih i sportskih aktivnosti, kao što su takmičenja u fudbalu, gađanju vatrenim oružjem i odbojci, koja su realizovana prethodnih nedelja.
Aktivnosti su nastavljene i danas, kada je na Trgu Zahir Pajaziti u Prištini održana prezentacija policijskih jedinica pred decom različitih školskih uzrasta.
Aktivnosti realizovane na Trgu Zahir Pajaziti pratili su izbliza ministar unutrašnjih poslova u ostavci g. Xhelal Sveçla i generalni direktor PK, pukovnik Gazmend Hoxha, koji su se obratili prisutnima prigodnim govorima na ovom policijskom događaju, gde je visoko ocenjena uloga, rad i profesionalni angažman PK tokom ovih godina, kao jedne od najvažnijih stubova bezbednosti u državi.
Proslavu 26. godišnjice učinilo je još veličanstvenijom i prisustvo Policije Države Republike Albanije, čiji su predstavnici učestvovali u bratskom sportskom takmičenju u igri odbojke sa policijskim službenicima Policije Kosova.
Dva direktora policija, generalni direktor Policije Države Republike Albanije Glavni rukovodilac Ilir Proda, i generalni direktor PK, pukovnik Gazmend Hoxha, osim prigodnih govora, razmenili su zahvalnice i primili dresove nacionalnih timova obe države od predsednika odbojkaških federacija Kosova i Albanije, u čijim dresovima je odigrana i sportska utakmica.
Ova sportska utakmica pokazala je i ujedno dokazala bratsku saradnju između dve policije, ne samo u oblasti bezbednosti već i u drugim zajedničkim sportskim aktivnostima.
Oba direktora, osim čestitki povodom 26. godišnjice, obavezala su se da će nastaviti zajednički da rade u interesu bezbednosti i razvoja i profesionalnog unapređenja obe policije u različitim oblastima.
Danas su, takođe, u svim regionalnim policijskim direkcijama od 10:00 do 14:00 časova bila otvorena vrata za prijem građana koji su pokazali interesovanje da posete policijske stanice i da se izbliza upoznaju sa policijskim službenicima.
Aktivnosti povodom 26. godišnjice PK završiće se svečanom ceremonijom koja će se održati sutra, 06.09.2025. u 19:00 časova u Generalnoj direkciji Policije Kosova.
Policija Kosova uverava građane da će uvek nastaviti da služi sa čašću i visokim profesionalizmom, kao što je služila sve ove godine, ostajući najpouzdanija i najtransparentnija institucija, ne samo u regionu već i šire.
https://www.facebook.com/share/p/1BMxjNphy8/

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje