Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha me stafin e lartë menaxhues, priti në takim zyrtar kryetarin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës z.Nuhi Llugaxhiu, së bashku me kryetarët dhe anëtarët e klubeve të rajoneve të Kosovës.
Ky takim kishte për qëllim diskutimin për sigurinë në trafik e në veçanti për sigurinë e pjesëmarrësve të mjeteve me dy rrota, konkretisht sigurinë e motoçiklistëve në rrugë, pasi viteve të fundit ka rritje të numrit të përdoruesve të motoçikletave.
Gjatë takimit u prezantua edhe ‘Analiza e Aksidenteve me Motoçikleta nga vitit 2015 deri në qershor të vitit 2025’, i cili tregon se në Kosovës mesatarisht në vit humbin jetën rreth (6) gjashtë motoçiklistë.
Ndërsa bazuar në statistikat e aksidenteve me motoçikleta të raportit të Këshillit Evropian për Sigurinë në Transportit Rrugor (ETSC) dhe burimet tjera zyrtare, mesatarisht në Bashkimin Evropian çdo vit vdesin 8 deri 10 motoçiklistë për 1 milion banor. Në disa shtete me më shumë përdorim të motoçikletave, ky numër mund të jetë më i lartë, deri në 15 – 20 të vdekur për 1 milion banorë. Deri sa në shtetet e Evropës Veriore dhe Qendrore me më pak përdorim të motoçikletave për shkak edhe të kushteve klimatike vdekshmëria është me e ulët mesatarisht rreth 5 të vdekur për 1 milion banorë.
Takimi rezultoi me zotimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellët, për realizim të aktiviteteve të përbashkëta në sensibilizimin dhe vetëdijesimin e këtyre pjesëmarrësve në respektimin e ligjeve, rregullave dhe masave tjera të sigurisë dhe parandalim të aksidenteve.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti të atyre që drejtojnë mjete me dy rrota, të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në respektimin e rregullave të trafikut, në mënyrë që të ruhet siguria e përgjithshme dhe jeta e qytetarëve. Vëmendje e shtuar kërkohet edhe nga drejtuesit e mjeteve, që të kenë kujdes të shtuar ndaj motoçiklistëve dhe mjeteve me dy rrota që qarkullojnë në trafik.
Në vijim keni statistikat analitike, motoçikletat e regjistruara, masat preventive/parandaluese, pasojat dhe fotot zyrtare të takimit.
Krahasimi i motoçikletave të regjistruara me numrin e aksidenteve me motoçikleta