Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe dy institucioneve të arsimit të lartë AAB dhe AUK

Prishtinë, më 26 shtator 2025
Me qëllim të ngritjes së mëtejme arsimore dhe zhvillimit të kapaciteteve dhe burimeve njerëzore, me datë 26.09.2025, në emër të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me zyrtarë nga dy institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, respektivisht me AUK dhe AAB.
Gjatë takimit u diskutuat çështje të bashkëpunimit në mes institucioneve që përfaqësoheshin në takim. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë hapa për mbështetjen e pjesëtarëve të PK-së në fushën e ngritjes së nivelit profesional dhe avancimit të mëtejme të tyre.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje