Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ishin për vizitë zyrtare një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht nga IOWA, të cilët u pritën në takim miqësor nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues.
Drejtori Hoxha informoi të pranishmit mbi situatën e sigurisë në Kosovë, mbi punën, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sigurimin e mbrojtjes për të gjithë qytetarët pa dallim.
Në takim ndër të tjera u veçua bashkëpunimin i shkëlqyer me përfaqësuesit e SHBA-së dhe se ky partneritet në bashkëpunim dhe mbështetje do të avancojë edhe më tej në fusha të ndryshme policore.