Më datën 10.10.2025, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel, Gazmend Hoxha, takoi udhëheqësin e Administratës Tatimore të Kosovës z.Mentor Hyseni. Takimi ishte i një karakteri njoftues dhe bashkëpunues në mes të dy institucioneve në funksion të ndërveprimit institucional në fusha të ndryshme që do të ndikonte pozitivisht në kryerjen e detyrave të të dy institucioneve. Drejtori i përgjithshëm i PK-së falënderoi përfaqësuesin/t e ATK-së dhe njëherësh të dy palët u shprehen të gatshëm për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve.