Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Gjermane në Kosovë – Policija Kosova primila donaciju od Ambasade Nemačke na Kosovu – Kosovo Police receives a donation from the German Embassy in Kosovo

Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Gjermane në Kosovë

Prishtinë, 27 tetor 2025

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), pranoi një donacion me pajisje teknologjike nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Ky donacion përfshin disa kompjuterë, monitorë, Ipadë dhe Smart Board modern, që vijnë si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë Federale Gjermane (BKA), e cila u realizua përmes Zyrës së Ndërlidhësit Policor Gjerman.

Qëllimi i këtij donacioni ka qenë avancimi i shërbimeve policore të ILECU-t, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve policore për një shërbim edhe më profesional e cilësor.

Në takimin e mbajtur në mes të drejtorit të Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadorit gjerman z. Rainer Rudolph, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi, si dhe angazhimi i përbashkët në arritjen e qëllimeve madhore për projektet të cilat kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë stafi i lartë menaxhues i PK-së, Drejtorisë së ILECU-t si dhe stafi i Ambasadës Gjermane të cilët janë bartës të këtij projekti.

Policia e Kosovës shpreh falënderimin e saj për Ambasadën Gjermane në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe thekson se ky donacion do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve policore të Drejtorisë së ILECU-t.

Policija Kosova primila donaciju od Ambasade Nemačke na Kosovu

Priština, 27. oktobar 2025.

Policija Kosova, odnosno Direkcija za međunarodnu policijsku saradnju (ILECU), primila je donaciju tehničke opreme od Ambasade Nemačke na Kosovu. Ova donacija obuhvata nekoliko računara, monitora, iPad uređaja i modernih pametnih tabli (Smart Board), a dolazi kao deo kontinuirane saradnje između Policije Kosova i Savezne kriminalističke policije Nemačke (BKA), koja je realizovana putem Kancelarije nemačkog policijskog oficira za vezu.

Cilj ove donacije je unapređenje policijskih usluga ILECU-a, u smislu jačanja policijskih kapaciteta za još profesionalniji i kvalitetniji rad.
Na sastanku koji je održan između generalnog direktora, pukovnik Gazmend Hoxha, i nemačkog ambasadora gdin. Rainer Rudolph, istaknuta je važnost ove saradnje, kao i zajedničko zalaganje za postizanje ključnih ciljeva u projektima koji imaju za cilj unapređenje međunarodne policijske saradnje.

Na ceremoniji primopredaje prisustvovali su visoki rukovodioci Policije Kosova, predstavnici Direkcije ILECU-a, kao i osoblje Ambasade Nemačke koje je nosilac ovog projekta.
Policija Kosova izražava zahvalnost Ambasadi Nemačke na Kosovu na kontinuiranoj podršci i naglašava da će ova donacija imati direktan uticaj na unapređenje kvaliteta policijskih usluga Direkcije ILECU.

Kosovo Police receives a donation from the German Embassy in Kosovo

Prishtinë, October 27, 2025

Kosovo Police, namely the Directorate for International Police Cooperation (ILECU), received a donation of technological equipment from the German Embassy in Kosovo. This donation includes several computers, monitors, iPads and modern Smart Boards, which come as part of the ongoing cooperation between Kosovo Police and the German Federal Police (BKA), which was carried out through the German Police Liaison Office.

The purpose of this donation was to advance the police services of ILECU, in terms of increasing police capacities for an even more professional and qualitative service.

At the meeting held between the General Director Colonel Gazmend Hoxha and the German Ambassador Mr. Rainer Rudolph, the importance of this cooperation was emphasized, as well as the joint commitment to achieving major goals for projects that aim to advance international police cooperation.

The handover ceremony was attended by KP senior management staff, the ILECU Directorate, as well as the staff of the German Embassy, ​​who are the bearers of this project.

Kosovo Police expresses its gratitude to the German Embassy in Kosovo for its continued support and emphasizes that this donation will have a direct impact on increasing the quality of police services of the ILECU Directorate.

 

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje