Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend HOXHA, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral Ozkan ULUTAS
Sot, me datën 13 nëntor 2025, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan ULUTAS, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij. Në takim ndër të tjera u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.
Në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun.
Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.
The KP General Director, Colonel Gazmend HOXHA, hosted a meeting with the Commander of KFOR, General Ozkan ULUTAS
Today, November 13, 2025, the General Director of Kosovo Police, Colonel Gazmend HOXHA, with his associates, hosted a meeting with the Commander of KFOR, General Ozkan ULUTAS, who was also accompanied by his staff. At the meeting, among other things, various topics were discussed that were in the interest of the security situation in the Republic of Kosovo.
The meeting confirmed the continuation of further cooperation and the advancement of information exchange in order to maintain a more peaceful and secure environment for all citizens without distinction. Another point of discussion was the joint activities between the KP and KFOR, which reflect on the security situation throughout the country, including the north.
Both parties agreed that the continuation of cooperation, trust and the implementation of joint activities, affects the further increase in the level of general security.
Direktor Policije Kosova, pukovnik Gazmend HOXHA, primio u posetu komandanta KFOR-a, generala Ozkan ULUTAS-a
Danas, 13. novembra 2025. godine, direktor Policije Kosova, pukovnik Gazmend HOXHA, sa svojim saradnicima primio je u posetu komandanta KFOR-a, generala Ozkan ULUTAS-a, koji je takođe bio u pratnji svog osoblja. Tokom sastanka razgovarano je o različitim temama od zajedničkog interesa koje se odnose na bezbednosnu situaciju u Republici Kosova.
Na sastanku je potvrđen nastavak dalje saradnje i unapređenje razmene informacija u cilju očuvanja mirnog i bezbednog okruženja za sve građane bez razlike. Druga tačka razgovora bile su zajedničke aktivnosti između Policije Kosova i KFOR-a, koje se odražavaju na bezbednosnu situaciju u celoj zemlji, uključujući i sever.
Obe strane su se saglasile da nastavak saradnje, međusobnog poverenja i realizacija zajedničkih aktivnosti doprinosi daljem povećanju nivoa opšte bezbednosti.
