Prishtinë, më 21 nëntor 2025
Në kampin e njësive speciale të Policisë së Kosovës – Vrellë, me pjesëmarrje nga Policia e Kosovës, KFOR- i, EULEX-i dhe FSK-ja, është mbajtur ushtrimi i përbashkët operacional “Shpata e Artë”.
Qëllimi i këtij ushtrimi të përbashkët ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit për reagim emergjent në raste të incidenteve kritike, situatave kur kërkohet angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në ruajtjen e sigurisë publike duke reflektuar bashkëpunimin shumë të mirë institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.
Ushtrimi “Shpata e Artë” u ndoq nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, komandanti i KFOR-it, EULEX-i, FSK-ja, si dhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës.