Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës shpall personat në kërkim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke ndërmarrë vazhdimisht veprime operativo-hetimore me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në E-mail: [email protected], apo në numrat kujdestarë: 192; 038 508 07001.
Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje