Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Fuqizohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Sekret Amerikan

Fuqizohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Sekret Amerikan
Prishtinë, 5 mars 2026
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, priti sot në një takim zyrtar një delegacion të përbërë nga përfaqësues Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Takimi u zhvillua në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve institucionale. U theksua gjithashtu mbështetja e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Policinë e Kosovës ndër vite, duke kontribuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar dhe zgjeruar partneritetin strategjik me institucionet amerikane në shërbim të sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Kosovo Police Strengthens Cooperation with the United States Secret Service
Pristina, March 5, 2026
The Deputy Director General of the Kosovo Police, Fehmi Hoti, today hosted an official meeting with a delegation consisting of representatives from the United States Secret Service and the U.S. Embassy in Pristina. The meeting was held in the spirit of partnership and mutual trust between the institutions.
During the meeting, discussions focused on further strengthening professional cooperation in the field of security, including the exchange of expertise and the continued development of institutional capacities. Participants also emphasized the consistent and valuable support that the United States has provided to the Kosovo Police over the years, contributing significantly to the advancement of professional standards and the strengthening of security institutions.
The Kosovo Police remains committed to continuing and expanding its strategic partnership with U.S. institutions in the service of public safety and the rule of law.
Ojačana saradnja između Policije Kosova i Američke Tajne Službe
Priština, 5. mart 2026.
Zamenik Generalnog Direktora Policije Kosova, Fehmi Hoti, danas je održao zvanični sastanak sa delegacijom koju čine predstavnici Američke Tajne Službe i Američke Ambasade u Prištini. Sastanak je održan u duhu partnerstva i međusobnog poverenja između institucija.
Tokom sastanka je razgovarano o daljem unapredjenju profesionalne saradnje u oblasti bezbednosti, razmeni iskustava i jačanju institucionalnih kapaciteta. Takođe je istaknuta stalna podrška koju su Sjedinjene Američke Države pružale Policiji Kosova tokom godina, doprinoseći podizanju profesionalnih standarda i jačanju bezbednosnih institucija.
Policija Kosova ostaje posvećena nastavku i proširenju strateškog partnerstva sa američkim institucijama u službi bezbednosti i vladavine prava.



Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje