Me datën 15 prill 2026, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit të lartë të PK-së, pritën në takim Erik de Borst, Drejtor i Shërbimit për Transport dhe Mbështetje në kuadër të Agjencisë së Shërbimeve Korrektuese.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua pranim-dorëzimi i një donacioni prej dy automjetesh – kombi nga Ministria e Drejtësisë Holandeze për Policinë Kufitare, donacion ky i dhuruar nëpërmes ndërlidhësit të ambasadës holandeze me seli në Tiranë.
Gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, në emër të PK-së, shprehu mirënjohjen e thellë për ofrimin mbështetjes dhe përkrahjen e partnerëve për Policinë e Kosovës, çka pasqyron frymën e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira ndërinstitucionale.