Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Me datën 13.05.2026, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, pritën në një takim zyrtar një delegacion nga Sllovenia

Me datën 13.05.2026, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, pritën në një takim zyrtar një delegacion nga Sllovenia.
Delegacioni nga Sllovenia ishte në përbërje të përfaqësuesve si: z. Borut Blaj – Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, znj. Suzana Ivanović – Shefe e Shërbimit për Çështje Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, z. Robert Črepinko – I Dërguar i Posaçëm për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, si dhe z. Robert Urek – Atashe Policor.
Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave profesionale, forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve relevante, si dhe zhvillimin e kapaciteteve policore në përputhje me standardet evropiane. Po ashtu, u vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Sllovenisë, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, redaksi dhe teksti që thotë "TEDETYRÉSZYRTARE S S - 우0 รีช さな deo dea"
Mund të jetë një imazh i teksti
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje