Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KËRKESË PËR BASHKËPUNIM ME QYTETARËT

Policia Rajonale e Ferizajt , në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.
Rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur me datë 07.05.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në qendrën ”The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.
Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes:
Numrit emergjent 192
Stacionit më të afërt policor
Apo faplikacionin digjital ”Lajmero policinë”
Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje