Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Inaugurohet objekti policor për mbikëqyrjen e kufirit – Zubin Potok – Junakë

Inaugurohet objekti policor për mbikëqyrjen e kufirit – Zubin Potok – Junakë
Prishtinë, 21 maj 2026
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me U.D. Presidenten, znj. Albulena Haxhiu, Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, dhe stafin e lartë menaxhues, inauguruan objektin policor për mbikëqyrjen e kufirit në Junakë të Zveçanit.
Ndërtimi i objektit policor dhe vendosja e njësive policore në këtë objekt është në një pozicion tejet strategjik dhe do të mundësojë mbikëqyrje dhe kontroll më efikas të kufirit shtetëror, si dhe parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale, veprimin e grupeve kriminale të ndërlidhura me kontrabandën e armëve, mallrave dhe formave të tjera të krimit të organizuar.
Prania e njësive policore në këtë objekt policor, po ashtu, mundëson qasje dhe reagim më të shpejtë, ofrim më efikas të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe ruajtjen e rendit kushtetues.
Policia e Kosovës, me menaxhmentin e saj, falënderon institucionet shtetërore për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre ndaj PK-së.
Inauguracija policijskog objekta za nadzor granice – Zubin Potok – Junakë
Priština, 21. maj 2026.
Generalni Direktor Policije Kosova, Pukovnik Gazmend Hoxha, zajedno sa V.D. predsednice, gđom. Albulena Haxhiu, Ministrom Unutrašnjih Poslova, g. Xhelal Sveçla, i višim menadžerskim osobljem, svečano su otvorili policijski objekat za nadzor granice u Junaku kod Zvečana.
Izgradnja policijskog objekta i postavljanje policijskih jedinica u ovom objektu je u izuzetno strateškoj poziciji i omogućiće efikasniji nadzor i kontrolu državne granice, kao i sprečavanje i borbu protiv svih kriminalnih aktivnosti, delovanje kriminalnih grupa povezanih sa krijumčarenjem oružja, roba i drugih oblika organizovanog kriminala.
Prisutnost policijskih jedinica u ovom policijskom objektu takođe omogućava brži pristup i reakciju, efikasniju zaštitu svih građana bez razlike, kao i očuvanje ustavnog poretka.
Policija Kosova, sa svojim menadžmentom, zahvaljuje državnim institucijama na podršci i pomoći koju pružaju PK-a.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i kopshti i drurit dhe teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje