Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës avancon kapacitetet në kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka realizuar dy trajnime të specializuara “Kërkim-shpëtim në ujë” dhe “Zhytje”, të zhvilluara në datat 05–10 korrik 2026 dhe 12–18 korrik 2026, në Borsh, Shqipëri.
Në këto trajnime kanë marrë pjesë gjithsej 30 operatorë nga njësitë speciale të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët kanë avancuar njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në fushën e zhytjes, kërkimit dhe shpëtimit në ambiente ujore.
Realizimi i këtyre trajnimeve ka kontribuuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës, duke rritur gatishmërinë e tyre për reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente natyrore dhe civile.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e zhvillimit të kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit, përmes trajnimeve të specializuara dhe avancimit të vazhdueshëm profesional, në funksion të rritjes së sigurisë dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase për qytetarët.

Mund të jetë një imazh i duke notuar
Mund të jetë një imazh i duke notuar
Mund të jetë një imazh i peshkim, duke notuar dhe motor uji
Mund të jetë një imazh i duke notuar dhe bazen uji
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i duke notuar, plazh dhe oqean
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz që po notojnë dhe liqen
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i dërrasë për sërfing, patina, motor uji, kajak, ujë dhe teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje