Më datën 04.06.2026 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim ambasadorin e Hungarisë z. László István Dux me bashkëpunëtorët e tij. Ky takim u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së ku gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit policor dhe ndërshtetëror.
Me këtë rast drejtori i përgjithshëm falënderoi ambasadorin për vizitën si dhe shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për t’u angazhuar dhe për të forcuar edhe më tutje bashkëpunimin dhe partneritetin me institucionet e shtetit hungarez.


