Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, mbajti një takim me drejtorët rajonal dhe komandantët e stacioneve policore

Prishtinë, 16 korrik 2025
Me datën 16.07.2025, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, realizuan një takim zyrtar me drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore dhe komandantët e stacioneve policore të Policisë së Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte që përveç prezantimit dhe analizimit të raportit të gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, ku u pasqyruan të arriturat dhe rezultatet pozitive, të diskutohen edhe çështjet që ndërlidhen me performancën në punë, integritetin, disiplinën dhe rritjen e mëtejmë të profesionalizmit policor, e që ndikon direkt edhe në imazhin pozitiv dhe besueshmërinë ndaj Policisë së Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm i PK-së, nga drejtorët rajonal, komandantët e stacioneve, por edhe nga të pranishmit kërkoi që të zbatohen në përpikëri, me profesionalizëm dhe integritet të gjitha procedurat e parapara ligjore, udhëzimet dhe rregulloret policore, si dhe synimet, detyrat dhe objektivat strategjike policore me theks të veçantë:
-Rritjen e bashkëpunimit dhe qasjes më proaktive me komunitetin,
-Rritjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirëfilltë me qytetarët,
-Rritjen e performancës, integritetit, mbikëqyrjes më efikase dhe disiplinës në punë nga eprorët,
-Parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale dhe luftën kundër korrupsionit,
-Uljen e shkallës së krimit të të gjitha formave,
-Ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve,
-Ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim dhe ruajtjen e rendit kushtetues.
Ndër të tjera drejtori Hoxha theksoi se përmes zbatimit të ligjit, menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mbikëqyrjes së performancës së zyrtarëve policorë nga eprorët e drejtpërdrejtë, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.
Në këtë takim të gjithë të pranishmit u zotuan për angazhime të mëtejme me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të vendit.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti që thotë "****** Republika Kosoves Republika Kosova- Republic KOsOVO POLICE Ministria Puneve Brendshme /Ministarstvo nutrašniih Poslova/ Ministry Internal Affairs Policia Kosoves Policija Kosova Police Drejtoria Rajonale Policise- Prishtine Regionalna Direkcija Policije Pristina Regional Directorate of Police Prishtina POLICE Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë Regionalna Direkcija Policije Pristina Regional Directorate of Police Prishtina psovapolice.com ebook.com/KosovoP"

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje