Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend HOXHA, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral Ozkan ULUTAS

Me datën 29 nëntor 2023, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, priti në takim njohës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan ULUTAS, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij. Përveçse ishte një takim njoftues u diskutuan edhe tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.
Takimi rezultoi me rikonfirmimin e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimit të shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet dhe patrullimet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun.
Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje