Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në një takim solemn ekipin e futbollit të PK-së pas triumfit në Greqi – Generalni direktor Policije Kosova, pukovnik Gazmend Hoxha, svečano primio fudbalski tim Policije Kosova nakon trijumfa u Grčkoj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në një takim solemn ekipin e futbollit të PK-së pas triumfit në Greqi
Prishtinë, 22 maj 2025
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në një takim solemn ekipin e futbollit të Policisë së Kosovës, të cilët u shpallën kampionë në Policiadën Botërore “Copa Del Mare”, e mbajtur javën e kaluar në Greqi.
Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë sukses të jashtëzakonshëm, ekipi i futbollit ia dorëzoi drejtorit Hoxha trofeun e fituar, duke e konsideruar atë si një arritje që iu përket të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve që ajo shërben.
Gjatë takimit, drejtori Hoxha shprehu falënderim dhe krenari për përfaqësimin dinjitoz të Policisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se ky sukses është fryt i disiplinës, përkushtimit dhe punës ekipore.
Të gjithë pjesëtarët e ekipit u zotuan se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri drejt sukseseve të tjera, duke u angazhuar që edhe në të ardhmen të përfaqësojnë me nder Policinë e Kosovës, si në fushën e sigurisë, ashtu edhe në sport.
Generalni direktor Policije Kosova, pukovnik Gazmend Hoxha, svečano primio fudbalski tim Policije Kosova nakon trijumfa u Grčkoj
Priština, 22. maj 2025.
Generalni direktor Policije Kosova, pukovnik Gazmend Hoxha, danas je svečano primio fudbalski tim Policije Kosova, koji je proglašen šampionom na Svetskoj policijadi “Copa Del Mare”, održanoj prošle nedelje u Grčkoj.
U znak poštovanja i zahvalnosti za ovaj izvanredan uspeh, fudbalski tim je direktoru Hoxhi predao osvojeni trofej, smatrajući ga postignućem koje pripada svim pripadnicima Policije Kosova i građanima kojima ona služi.
Tokom sastanka, direktor Hoxha izrazio je zahvalnost i ponos zbog dostojanstvenog predstavljanja Policije Kosova na međunarodnoj sceni, naglašavajući da je ovaj uspeh rezultat discipline, posvećenosti i timskog rada.
Svi članovi tima su se obavezali da je ovo tek početak jednog novog puta ka daljim uspesima, uz zalaganje da i ubuduće dostojno predstavljaju Policiju Kosova, kako u oblasti bezbednosti, tako i u sportu.
2
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje