Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim ekipin e futbollit të Policisë së Kosovës

Gjatë sezonit 2025/2026, ekipi i futbollit të Policisë së Kosovës u shpall kampion në Federatën Sportive të Punëtorëve të Kosovës, nënkampion në Policiadën Botërore “Copa del Mare” të mbajtur në Sicili të Italisë, si dhe fitoi titullin kampion në Ligën e Parë të Futsallit, duke siguruar promovimin historik në Superligën e Kosovës.

Suksesi i trefishtë dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe shpirtin garues të pjesëtarëve të ekipit, të cilët me paraqitjet e tyre kanë përfaqësuar me dinjitet Policinë e Kosovës.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për mbështetjen institucionale, ekipi i futbollit ia dorëzoi drejtorit të Përgjithshëm trofetë e fituar, duke theksuar se këto arritje janë rezultat i punës së përbashkët dhe i mbështetjes së vazhdueshme nga Policia e Kosovës.

Drejtori Hoxha përgëzoi ekipin për rezultatet e shkëlqyera, duke vlerësuar se këto suksese tejkalojnë dimensionin sportiv dhe përfaqësojnë vlerat më të mira të Policisë së Kosovës: profesionalizmin, përkushtimin, unitetin dhe vendosmërinë, për të qenë gjithmonë në nivelin më të lartë të performancës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe zhvillimin e sportit si dhe promovimin e vlerave institucionale në çdo arenë sportive brenda dhe jashtë vendit.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje