Prishtinë, më 15 korrik 2025
Sot, më 15.07.2025, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim një delegacion nga Republika e Bullgarisë, të cilin e kryeson Gjeneralmajor Emil Simeonov Tonev, Shef i Mbrojtjes Kombëtare të Bullgarisë, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe nga Ambasadori i Bullgarisë në Republikën e Kosovës.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe u diskutuan tema të rëndësishme të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve që përfaqësonin.
Ndër të tjera të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të paqes dhe ruajtjes së rendit e sigurisë së përgjithshme në vendin tonë dhe në rajon.




