Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës me stafin e lartë realizuan vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë

Prishtinë, 02 qershor 2025

Një delegacion i Policisë së Kosovës, i kryesuar nga kolonel Gazmend Hoxha drejtor i përgjithshëm dhe stafi i lartë menaxhues, nga 29-30 maj 2025, realizuan një vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë.
Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime të rëndësishme në departamentet kryesore të sigurisë, përfshirë hetimin kundër krimit të organizuar, narkotikëve, terrorizmit, krimeve kibernetike, njësive speciale, aviacionit policor, mauzoleut të Ataturkut si dhe një vizitë Akademisë Policore të Ankarasë. Delegacioni u prit zyrtarisht edhe nga drejtori i përgjithshëm i sigurisë së Turqisë.

Takimet u fokusuan në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, narkotikëve, terrorizmit dhe krimeve kibernetike. Ndër qëllimet primare të kësaj vizite ishte edhe fuqizimi i kapaciteteve policore në fusha të ndryshme, të cilat ndikojnë direkt edhe në realizimin e objektivave strategjike të PK-së.

Po ashtu u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit operativ dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve profesionale të dy institucioneve.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi autoritetet turke për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar se këto takime përforcojnë partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe janë një hap konkret drejt forcimit të sigurisë dhe rendit publik.

Palët u zotuan të vazhdojnë komunikimin e ngushtë dhe të ndërmarrin hapa konkretë për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve të të dyja shteteve. Të dy palët vlerësuan se takimet e tilla e tilla janë tejet të rëndësishme dhe kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit policor në nivel shtetesh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2025-06-04
0
Aksidentet Fatale
31
Aksidentet Me te Lenduar
53
Aksidentet Pa te Lenduar
2029
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
15
Arrestime
12
Ne Mbajtje