Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës

Prishtinë 2 tetor 2025
Në një takim kurtoazie të zhvilluar sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, priti Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, z. Gregoire Cuvelier. Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Gjatë takimit u diskutua edhe për vizitën e ardhshme të ministrave të Belgjikës për drejtësi, migracion dhe çështje të azilit, që do të shërbejë si një hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit.
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm në rrugën e bashkëpunimit të dyanshëm, duke kontribuar në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve në Kosovë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje