Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, takon znj. Martina LINK, Zëvendës Presidente e Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë

Prishtinë, më 17 qershor 2025
Sot, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), kolonel Gazmend HOXHA, priti në takim znj. Martina LINK, Zëvendës Presidente e Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA).
Takimi u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme mikpritjeje dhe bashkëpunimi, duke u vlerësuar si historik për marrëdhëniet ndërinstitucionale në fushën e sigurisë.
U diskutua për forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe BKA-së, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e sigurisë së përgjithshme.
Ky takim, është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për luftimin e krimit dhe ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë.






Statstikat e përgjithshme: 2025-06-20
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
48
Aksidentet Pa te Lenduar
2027
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
9
Ne Mbajtje