Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit e cila u mbajt në Romë të Italisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit e cila u mbajt në Romë të Italisë
Prishtinë, më 17 maj 2023
Më datë 17.05.2023, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga Drejtori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, Nënkolonel Arben Paçarizi morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit në projektin @ON Network që u mbajt në Romë të Italisë në selinë e Drejtorisë së Hetimeve Antimafia.
Anëtarësimi i Policisë së Kosovës në rrjetin @On Network, që është projekt i Komisionit Evropian nën udhëheqjen e Policisë Italiane, u bë së bashku me Policinë e Finlandës, Qipros dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Ky projekt mundëson avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar duke ndërtuar rrjetin e bashkëpunimit dhe koordinimit policor në fushën e krimit të rëndë dhe të organizuar.
Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë projekt është një tregues relevant për rolin aktiv të Policisë së Kosovës në fushën e luftimit të formave të kriminalitetit si një partner tashmë i besueshëm dhe efektiv në nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.
Po ashtu gjatë kësaj vizite Drejtori i Përgjithshëm u prit në takim nga Shkëlqesia e saj Ambasadorja znj. Lendita Haxhitasim me të cilën u diskutuan angazhimet e përbashkëta në thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me shtetin Italian.
Generalni Direktor Policije Kosova gdin. Gazmend Hoxha učestvovao je na ceremoniji potpisivanja Deklaracije o Partnerstvu koja je održana u Rimu, Italija
Priština, 17.05.2023
Dana 17.05.2023.godine, generalni direktor Policije Kosova gdin. Gazmend Hoxha, u pratnji direktora za međunarodnu policijsku saradnju, potpukovnik Arben Paçarizi, učestvovao je na ceremoniji potpisivanja Deklaracije o partnerstvu u projektu @ON Network koja je održana u Rimu, Italija, u sedištu Direkcije za Istrage protiv mafije.
Članstvo Policije Kosova u mreži @ON Network, koja je projekat Evropske Komisije pod rukovodstvom Italijanske Policije, ostvareno je zajedno sa policijama Finske, Kipra i Bosne i Hercegovine.
Ovaj projekat omogućava unapređenje međunarodne saradnje kroz izgradnju mreže policijske saradnje i koordinacije u oblasti teškog i organizovanog kriminala.
Učešće Policije Kosova u ovom projektu je relevantan pokazatelj za aktivnu ulogu Policije Kosova u oblasti borbe protiv oblika kriminala kao već pouzdanog i efikasnog partnera na nivou međunarodne policijske saradnje. Takođe, tokom ove posete, generalnog direktora je na sastanku primila Njena Ekselencija Ambasadorka gđa. Lendita Haxhitasim, sa kojom je razgovarano o zajedničkim angažovanjima u produbljivanju saradnje u oblasti bezbednosti sa italijanskom državom.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje