Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, z. Gazmend Hoxha, takohet me ambasadorin e OSBE-së, z. McGurk

Prishtinë, 16 maj 2025
Sot, me datën 16.05.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend HOXHA, mirëpriti në një takim ambasadorin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk me bashkëpunëtorët e tij.
Drejtori Hoxha shprehu urimet e tij për emërimin e ambasadorit McGurk si shef i misionit të OSBE-së në Kosovë si dhe njoftoi ambasadorin rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Me këtë rast u pohua se kontributi dhe mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës që nga themelimi i saj, ka qenë i një rëndësie të veçantë, si në aspektin e trajnimit të zyrtarëve policorë dhe po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale policore në përgjithësi. Dy palët u zotuan për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje