Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm z. Samedin Mehmeti priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Lisa Johnson

Prishtinë, më 22 korrik 2022
Të premten, më 22 korrik 2022, Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson, nga Byroja Ndërkombëtare për Luftën kundër Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe stafin e lartë komandues për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme të partneritetit ndërmjet dy kombeve.
Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit Johnson dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës diskutuan për progresin e sundimit të ligjit në Kosovë, sfidat e vazhdueshme dhe sukseset e fundit në luftën e prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve në rajon, korrupsionin dhe trendet tjera të krimit me të cilat ballafaqohet Kosova. Udhëheqësit gjithashtu diskutuan për pilot programin ardhshëm i cili do t’i pajisë policët e përzgjedhur të Kosovës me sisteme të kamerave për trup, me plan që viteve të ardhshme Policia e Kosovës plotësisht të pajiset me këso kamera.
“Ky takim ishte jashtëzakonisht pozitiv, takim ky i cili edhe një herë ilustron lidhjet dhe partneritetin e fortë në mes komuniteteve për zbatimit të ligjit në Kosovë dhe SHBA. Së bashku, ne përsëri do i tregojmë botës fushat e ndryshme në profesionin e policisë në të cilat Policia e Kosovës vazhdon të zhvillohet dhe forcojë aftësitë e saj për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer të gjithë popullit të Kosovës. Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë fantastike ndërkombëtare me partnerët tanë globalë, veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in të cilëve ju jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme”, tha drejtori i përgjithshëm Mehmeti në mbyllje të ngjarjes.
Vizita u përmbyll me ceremoninë e nënshkrimit për dhurimin e sistemit të ri për komunikim të sigurt që do të përdoret nga hetuesit në terren.
Generalni direktor g. Samedin Mehmeti primio je Zamenicu Pomoćnika Državnog Sekretara Lisa Johnson
U petak, 22. jula 2022 godine, zamenica pomoćnika državnog sekretara (DAS) Lisa Džonson iz Biroa za međunarodnu borbu protiv narkotika i sprovođenje zakona, sastala se sa generalnim direktorom Kosovske Policije i višim komandnim osobljem kako bi razgovarali o tekućim partnerskim naporima između dva naroda.
Zamenica pomoćnika državnog sekretara Džonson i generalni direktor Kosovske Policije razgovarali su o napretku vladavine prava na Kosovu, stalnim izazovima i nedavnim uspesima u borbi protiv proizvodnje i trgovine narkoticima u regionu, korupciji i drugim trendovima kriminala sa kojima se Kosovo suočava. Ovi lideri su takođe razgovarali o predstojećem pilot programu koji će opremiti odabrane policajce kamerama za telo sa planom da Kosovska Policija u potpunosti opremi odeljenje u narednim godinama.
„Ovaj sastanak je bio izuzetno pozitivan i još jednom pokazuje snažne veze i partnerstvo između zajednica za sprovođenje zakona na Kosovu i Sjedinjenim Državama. Zajedno, ponovo pokazujemo svetu različite oblasti u profesiji policije u kojima Kosovska Policija nastavlja da se razvija i jača svoje sposobnosti da štiti i služi sve ljude na Kosovu. Kosovska Policija će nastaviti da neumorno radi na jačanju već izvanredne saradnje i međunarodnih odnosa sa našim globalnim partnerima, posebno sa INL i ICITAP, kojima je zahvalan na stalnoj podršci“, rekao je generalni direktor Mehmeti na završetku događaja.
Poseta je završena ceremonijom potpisivanja donacije novog bezbednog komunikacionog sistema koji će koristiti istražitelji na terenu.
General Director Mr. Samedin Mehmeti hosted in a meeting the Deputy Assistant Secretary of State, Lisa Johnson
On Friday, July 22, 2022, Deputy Assistant Secretary (DAS) of State Lisa Johnson from the Bureau of International Narcotics Enforcement & Law Enforcement Affairs met with the Director General of the Kosovo Police and the senior command staff to discuss ongoing partnership efforts between the two nations.
DAS Johnson and the Kosovo Police General Director discussed the progress of the rule of law in Kosovo, continuing challenges and recent successes in combatting the manufacturing and trafficking of narcotics in the region, corruption and other crime trends Kosovo is facing. These leaders also discussed an upcoming pilot program which will equip selected Kosovo Police officers with body worn camera systems with a plan for Kosovo Police to fully equip the department in the upcoming years.
“This meeting was extremely positive and it illustrates, once again, the strong bonds and partnership between the law enforcement communities in Kosovo and the United States. Together, we again show the world the various areas in the profession of policing in which the Kosovo Police continues to evolve and strengthen their abilities to protect and serve
all people in Kosovo. The Kosovo Police will continue to work tirelessly to strengthen the already fantastic cooperation and international relations with our global partners, particularly with INL and ICITAP, to whom he is grateful for the continued support, “said GD Mehmeti at the closing of the event.
The visit was concluded with the signing ceremony for the donation of a new secure communications system that will be used by investigators in the field.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje