Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori Mehmeti takoi z. Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë

Prishtinë, 17 qershor 2022
Në vazhdën e takimeve të realizuara në Paris të Francës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, ka realizuar edhe takimin e radhës tani me z. Fernand Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë.
Ndër temat kryesore të cilat u diskutuan në këtë takim ishin forcimi i bashkëpunimit kufitar, migrimi ilegal, trajnimet dhe teknikat e avancuara të kontrollit kufitar si dhe luftimi i kontrabandës.
Po ashtu pjesë e diskutimit në këtë takimi ka qenë edhe vlerësimi dhe ndihma në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Takimi rezultoi me vullnetin dhe shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme e në veçanti me Policinë Kufitare.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje