Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug prezanton rezultatet e punës për vitin 2025

Mitrovicë e Jugut, 14 janar 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug, sot ka prezantuar rezultatet e punës, angazhimet dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2025.
Në këtë prezantim ishin të pranishëm: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, z.Fehmi Hoti, Drejtori i Departamentit të Rendit Publik, Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, si dhe përfaqësues dhe mysafirë nga institucione të tjera relevante.
Të arriturat dhe sfidat që e kanë përcjellë Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug gjatë vitit 2025 i prezantoi Drejtoresha e kësaj drejtorie, Kolonele Afërdita Mikullovci. Gjatë prezantimit, ajo theksoi se, pavarësisht rrethanave dhe specifikave që e kanë karakterizuar rajonin, falë vullnetit, iniciativës, punës së pandërprerë, përkushtimit dhe seriozitetit të zyrtarëve policorë, viti 2025 është përmbyllur me rezultate të suksesshme në shumë fusha.
Sipas të dhënave të prezantuara, gjatë vitit 2025 është shënuar rënie e numrit të përgjithshëm të veprave penale për -4.5% në krahasim me vitin 2024. Po ashtu, është arritur një shkallë e zbulueshmërisë së rasteve prej 87.5%.
Rënie e ndjeshme është shënuar edhe në disa kategori kryesore të veprave penale, përfshirë:
Grabitjet -33%,
Vjedhjet e rënda -18.4%
Lëndimet trupore-7.2%
Tentim vrasjet -80%
Dhuna në familje -6.5%
Krime kibernetike-13%
Aksidente me fatalitet -20%
Ndërkohë, është shënuar rritje e konfiskimit të armëve pa leje për +101.3% krahasuar me vitin paraprak.
Përveç rezultateve konkrete operative, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug gjatë vitit 2025 ka ndërmarrë edhe një sërë aktivitetesh parandaluese, duke realizuar projekte, fushata dhe ligjërata me tema të ndryshme që prekin drejtpërdrejt interesin dhe sigurinë e qytetarëve.
Kolonele Afërdita Mikullovci ritheksoi se këto rezultate janë të përbashkëta dhe janë arritur falë përkushtimit të zyrtarëve policorë, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe institucionet përkatëse, të cilat mbeten faktorë esencial në parandalimin dhe luftimin e veprave penale.
Të pranishmeve me fjalë rasti ju drejtua Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, i cili falënderoj të gjithë zyrtarët policor rezultatet e arritura, punën dhe angazhimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Në përmbyllje të këtij prezantimi, për përkushtimin, guximin, profesionalizmin dhe për kontribut të veçantë dy zyrtarëve policor ju ndanë mirënjohje. Gjithashtu mirënjohje ju ndanë edhe të gjithë punonjësve të stafit civil në nivel rajonal, për punën e tyre të palodhshme dhe profesionale duke vlerësuar angazhimin e tyre ndër vite në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të institucionit, si dhe përfaqësuesve të institucioneve bashkëpunuese si, Prokurorisë, Gjykatës dhe Zjarrfikësve!






Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje