Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Fillojnë aktivitetet në nderim të ‘Ditës Përkujtimore’ për policët e rënë në krye të detyrës

Prishtinë, më 26 korrik 2025
Sot, më 26 korrik 2025, në shënim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri, përkatësisht në nderim të ‘Ditës Përkujtimore’ për policët e rënë në krye të detyrës, kanë filluar aktivitetet në shënim të kësaj Dite.
Në ora 08:00, sipas agjendës së paraparë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend HOXHA, me stafin e lartë menaxhues kanë vizituar në Kaçanik, familjen e zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës Rreshter Muhamed Lika.
Që në orët e hershme kanë filluar disa nga aktivitetet si, hapja për homazhe pranë Pllakës Përkujtimore për Policët e Rënë në Krye të Detyrës, si dhe aktivitete sportive në shënim të kësaj dite, e që përfshijnë: ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kayak.
Në ora 09:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, pranë ‘Pllakës Përkujtimore për Policët e Rënë në Krye të Detyrës’, kanë vendosur kurora lulesh Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kolonel Gazmend Hoxha, si dhe kanë bërë nderime personalitete shtetërore e stafi i lartë menaxhues i PK-së.

Në nderim të kësaj dite po vazhdojnë aktivitetet tjera sipas agjendës së paraparë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje