Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Homzhe në nderim të vepres së heroit Triumf Riza

Prishtinë, 30.08.2025
Sot në Prishtinë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, z. Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, eprorë të PK-së, zyrtarë policorë dhe familjarë bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore kushtuar heroit Triumf Riza, zyrtarit policor që ra në krye të detyrës.
Poashtu gjatë kësaj ceremonie në nderim të heroit dhe vepres së tij nga personalitete të larta dhe familjarët u vendos edhe gurthemeli i memorialit.
Policia e Kosovës me përkushtim, nder dhe respekt do ta kujtoj gjithmonë heroin Triumf Riza dhe të gjithë zyrtarët e rënë në krye të detyrës, shëmbëlltyra e tyre është udhërrëfyes për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/share/p/17GBTX7oZM/

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje