Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim

Gjilan, 28 dhjetor 2021
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• Fiton Spahiu.
I lindur më: 01/07/1994, në Gjilan
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale sipas urdhëresës se lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan:
• Vjedhje të rëndë
• Armëmbajtje pa leje
• Posedim të substancave narkotike, edhe për vepra të tjera penale.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar (fotoja e bashkangjitur), të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 (pa pagesë)
– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan
– E-mail adresa: [email protected]
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje